Ish-kryeinspektori i AKI-së: Kërcënuesit e paqes në Ballkan do të ndëshkohen

14 gusht 2023 | 14:05

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka thënë se kërcënuesit e paqes në Ballkanin Perëndimor do të ndëshkohen.

Ramadani ka shtuar në “Facebook” se kryespiuni i Serbisë Aleksandër Vulin duhet të shkarkohet.

“Rrezikuesit e Ballkanit do të ndëshkohen një nga një! Vulin të shkarkohet! Kur Aleksandër Vulin mori rrugën për në Moskë, u shoqërua nga Millorad Dodik i Bonjë e Hercegovinës dhe nga Ivan Stoilkoviq i Maqedonisë së Veriut. Pra, mesazhi ishte drejt rrezikimit të Ballkanit si rajon. Ivica Daçiq, ministri i Jashtëm i Serbisë, ishte po ashtu aty”, ka shkruar Ramadani.

Sipas tij, Vulini përveç se ka treguar afërsinë e tij me Kremlinin, ky i fundit në mënyrë të vazhdueshme po e rrezikon rajonin.

“Si shef i Shërbimit Inteligjent të Serbisë, Aleksandër Vulin dëshmoi edhe njëherë jo vetëm orientimin pro-rus, por edhe synimin dhe punën e tij të vazhdueshme për të rrezikuar rajonin. Më 25 maj 2023 u mbajt Konferenca e Sigurisë në Moskë, ndërsa më 11 korrik 2023 Vulin u fut në Listën e Zezë të ShBA-së”.

“Ai sot edhe më tutje nuk është shkarkuar nga detyra, megjithëse nuk ka zgjidhje tjetër përpos shkarkimit! Porse, mesazhi është i qartë: Rrezikuesit e sigurisë në Ballkan do të ndëshkohen një nga një!”, ka shkruar Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Qendra Radiologjike Diagnostike Plus” SH.P.K. shpall të pavlefshme certifikatën e…