Krasniqi: PDK-ja po rritet dhe fuqizohet në mërgatë

14 gusht 2023 | 15:28

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në takim kryetarin e degës së kësaj partie në Itali, Patriot Krasniqi.

Me këtë rast, Krasniqi ka thënë se PDK-ja është duke u rritur dhe fuqizuar në mërgatë.

“Partia Demokratike e Kosovës po rritet dhe fuqizohet shpejt në mërgatë. Patriot Krasniqi, Kryetar i Degës së PDK-së në Itali, së bashku me ekipin e tij, më njoftuan sot për punën e madhe që është bërë gjatë kësaj periudhe atje. Jam shumë i lumtur me angazhimin dhe entuziazmin, jo vetëm të Patriotit, por të të gjithë anëtarëve të Degës së PDK-së në Itali, të cilët me vullnet e vetëmohim po punojnë ditë e natë për të rikthyer PDK-në aty ku e ka vendin. Mërgata – ka qenë, është dhe do të mbetet mbështetja më e madhe për Kosovën. E, me PDK-në në qeverisje, Kosova do të jetë mbështetja më e madhe për mërgatën tonë, kudo që ata jetojnë!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Kryeministri duhet të jetë i përgjegjshëm në…