Muhaxheri: Veprimet e Kurtit në veri i shkuan në favor të Serbisë
14 gusht 2023
| 21:53
Kryetari i Pejës dhe nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ishte i ftuari i radhës në emisionin “20MIN+” të Ridvan Berishës që transmetohet në platformat e kosovalive.net
Muhaxheri pati plotë kritika për Qeverinë Kurti, shkruan kosovalive.net
Sipas tij, veprimet e Kurtit në veri shkuan në favor të Serbisë.
“Shteti në rrezik, mendësia e pushtetit frikësuese, e ngjashme me polit – byronë e Ramiz Alisë. Veprimet e Kurtit në Veri shkuan në favor të Serbisë. Unë e mbylli dialogun me Serbinë nëse nuk e kryen Kurti!”, tha ai ndër të tjera.