Kurti në 2019: Nuk kanë çka me duhen 35 këshilltarë, mjaftojnë 5. E sot 38 (video)

14 gusht 2023 | 23:31

Kryeministri Albin Kurti nuk i ka qëndruar besnik deklaratës së tij të 2019-s kur në studiot televizive fliste se si do të duket qeverisja e tij, edhe për atë se sa këshilltarë do t’i ketë kur do të bëhej kryeministër.

Sipas tij, në atë kohë, në 2019, 35 këshilltarë për një kryeministër kanë qenë shumë, 5 mjaftueshëm për të, por sot Kurti numëron 38 këshilltarë.

“Nuk kanë çka me duhen as 35 këshilltarë, ndoshta 5 këshilltarë mjaftojnë, 35 janë si të mos jenë asnjë” kështu kishte deklaruar Albin Kurti në shtator të vitit 2019.

Televizioni Kohavision ka raportuar se Kurti ka të angazhuar 38 këshilltarë, i cili më herët e kritikonte Ramush Haradinajn për numrin e lartë të këshilltarëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United ia doli të fitonte me shumë mund ndaj…