Bytyqi: Festa e Kurban Bajramit të sjellë lumturi

20 gusht 2018 | 23:30

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi me rastin e festës së Kurban Bajramit i ka uruar besimtarët myslimanë.

“Të dashur qytetarë të besimit islam, Me rastin e festës së Kurban Bajramit, uroj që kjo festë të sjellë lumturi në familjet tuaja dhe të jetë motiv për forcimin e besimit, sepse kjo ditë është ditë e mirësisë, mirëkuptimit dhe paqes. Uroj që përherë të mbretërojnë gëzimi, paqja dhe harmonia në mesin tonë. Kosova dhe qytetarët e saj krenohen me tolerancën ndërfetare dhe gatishmërinë për solidaritet dhe zemërgjerësi. Urime festa e Kurban Bajramit, mëshira dhe begatia qofshin me ju dhe familjet tuaja”, ka shkruar Bytyqi në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ironizuar me…