Dy ndeshje pezullim për trajnerin Xavi dhe Rafinhan

15 gusht 2023 | 13:44

Barcelona nuk arriti të nisë me fitore mbrojtjen e titullit në kampionatin spanjoll. Të shtunën, në “Colosseum Alfonso Perez” në Madrid, Barcelona luajti një ndeshje pa gola kundër Getafes.

Për të katërtin vit radhazi, Barcelona nuk arrin të shënojë në këtë stadium, tre nga këto katër ndeshje përfunduan me rezultat 0-0. Getafe dhe Barcelona zhvilluan një ndeshje të tensionuar, me futboll pak cilësor. Ndeshja u shënua edhe nga kartonët e kuq të marrë nga Rafinha dhe trajneri Xavi.

Braziliani goditi një lojtar kundërshtar në fund të pjesës së parë, derisa trajneri i Barcelonës u përjashtua nga loja në minutën e 70-të për shkak të protestave të ashpra. Sipas rregullave të La Ligës, të dy do të pezullohen për dy ndeshje.

La Liga nuk do të nisë procedura të mëtejshme ndaj trajnerit Xavi, i cili kritikoi arbitrimin e Cesar Soto Grado pas ndeshjes. Në dy xhirot e ardhshme, Barcelona do të presë Cadizin dhe më pas Villarrealin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…