VV-ja konfirmon rastin e arrestimit me drogë të asamblistit të saj, inicion procedurë disiplinore

15 gusht 2023 | 14:40

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar rastin e arrestimit të  asamblistit Besnik Mujeci, i cili bashkë me disa të tjerë dyshohet se u kap me substanca narkotike  në Shqipëri.

Sekretari për media dhe komunikim në Vetëvendosje, Arlind Maxhuka ka bërë të ditur se të marrë informacionin kanë iniciuar menjëherë procedurën disiplinore.

Si veprim imediat, ai thotë se  Komisioni Disiplinor i LV-së do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë.

“Me të marrë informacionin kemi iniciuar menjëherë procedurën disiplinore me ç’rast Komisioni Disiplinor i LV-së do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë. Pas mbledhjes do t’ju njoftojmë mbi vendimin”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

Dy kosovarë janë në mesin e pesë të arrestuarve në Tiranë të martën, nën dyshimin për trafikim droge, ka njoftuar Policia e Shqipërisë.

Siç bëhet e ditur, ata janë kapur me 11 mijë e 300 tableta ekstazi, me peshë prej mbi 5.090 kilogramë në vlerë rreth 400 mijë euro. Një nga të arrestuarit është Besnik Mujeci, asamblist i Vetëvendosjes në Prishtinë. / reporteri.net

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, pak muaj më parë…