Haxhiu: ‘Era shtet’ mafioz! Kjo paska qenë kauza e vërtet e LV-së e jo bashkimi kombëtar

15 gusht 2023 | 16:08

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas arrestimit të asamblistit të Vetëvendosjes në Prishtinë, Besnik Mujeci.

Ai ka thënë se qëllimi i tyre paska qenë me kontrolluar jo vetëm stacionin e autobusëve, por edhe transportin e drogës me autobusë.

“Tani u dekonspirua beteja për postin e kryesuesit të asamblesë komunale në Prishtinë. Qëllimi paska qenë me kontrolluar jo vetëm stacionin e autobusëve, por edhe transportin e drogës me autobusë. Asamblisti i LV-së duke bartë drogë si në bahçe të babës. Era ‘SHTET’ mafioz. Kjo paska qenë kauza e vërtet e LV-së e jo bashkimi kombëtar. Me drogë paskan menduar me bashku klanin e mafiozëve”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e portierit David Raya nga…