Policia, bashkatdhetarëve: Shfrytëzojini edhe pikat Muqibab, Jarinje, Bernjak dhe Mutivodë

15 gusht 2023 | 17:06

Për shkak të fluksit të madh në disa nga pikat e kalimit kufitar (pritjeve që po shkaktohen, në veçanti në pikën kufitare në Merdar), me qëllim të lehtësimit dhe ikjes së pritjeve të gjata, Policia e Kosovës ka njoftuar bashkatdhetarët për mundësitë e kalimit në pikat e tjera të kalimit kufitar.

“Qytetarët të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera me Serbinë siç janë: PKK Muqibab, Jarinje, Bernjak dhe Mutivodë në të cilat pika ka më pak pritje e ndërsa në orët e mbrëmjes nuk ka pritje fare në të shumtën e rasteve”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar asamblistin, Besnik Mujeci, i cili…