Rrahmani duhet të pres ende për debutim 

15 gusht 2023 | 16:38

Sulmuesi Albion Rrahmani i është bashkuar Rapidit në Rumani që një javë, por ai ende nuk ka debutuar për këtë skuadër dhe duhet të pres akoma për të bërë një gjë të tillë.

Pengesë për debutimin e “Lewandowskit të Malishevës” në elitën e futbollit rumun është bërë pasaporta. Presidenti i klubit, Daniel Niculae ka deklaruar se procedurat për rregullimin e dokumenteve të Rrahmanit për shkak se vjen nga një shtet që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian (Kosova) janë problemi kryesor për vonesën e debutimit të Rrahmanit. Niculae mezi pret që sulmuesi kosovar të debutoj sa më shpejtë me skuadrën e Rapidit.

“Edhe Rrahmani ka ardhur, por është nga një shtet që ndodhet jashtë BE-së, do të kalojë pak kohë që ta shfrytëzojmë, shpresojmë që kjo periudhë të jetë sa më e shkurtër, për Rrahamni po presim dokumentet, ju e dini mirë që i marrin kohë. Po te isha optimist do të thosha dy javë e gjysmë, po të isha pesimist do të thosha një muaj. Dua ta zgjidh sa më shpejtë. Ideal do ishte para pushimit kombëtar por nuk dua të kemi ndonjë iluzion, shpresoj sa më shpejt, por nuk varet nga ne”, ka thënë Daniel Niculae në një intervistë për “Fanatik”.

Rrahmani ka fituar dy herë me radhë titullin e kampionit me Ballkanin. Ai ishte golashënuesi më i mirë edicionin e fundit, me 21 gola. Në sezonin e kaluar, Albion Rrahmani ka luajtur 50 ndeshje në të gjitha garat për FC Ballkanin dhe ka arritur të shënojë gjithsej 30 gola.

Rrahmani është transferuar në Superligën rumune nga skuadra e Ballkanit për një shumë prej 600 mijë eurove. Rrahmani është bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të Superligës së Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa avari të njëpasnjëshme në avion detyruan ministren e jashtme…