![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/1234.jpg)
Operacioni ‘Goditja’: Brenda një jave, 97 të arrestuar dhe 37 armë të konfiskuara
Policia e Kosovës është duke vazhduar operacionin “Goditja”, duke shtrirë aktivitetin në zonat urbane, me qëllim të ofrimit të sigurisë publike dhe arrestimin e të dyshuarve që bien ndesh me ligjin.
Gjatë një jave (08-14 gusht 2023), policia ka shtuar aktivitetet e saja kryesisht në zonat urbane me qëllim të ofrimit të sigurisë publike dhe arrestimin e të dyshuarve që bien ndesh me ligjin.
Gjatë kësaj kohe, janë shënuar aktivitetet si në vijim: Janë realizuar 2997 pika kontrolli për automjete, 970 prej tyre me radarë dhe alool-test, janë kontrolluar 16916 automjete, janë kontrolluar 270 lokale, janë arrestuar 96 persona, prej tyre 27 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe janë konfiskuar 37 armë.
Policia ka njoftuar se do të vazhdojë të kryejë dhe të realizojë pikat e parapara me këtë urdhër me qëllim që rastet kriminale të parandalohen dhe zvogëlohen sa më shumë.