Arrestimi i Mujecit, Rrustemi kritikon opozitën: LVV merr vendime që partitë e tjera nuk guxojnë as t’i mendojnë

15 gusht 2023 | 22:12

Deputeti i LVV-së, Adanan Rrustemi vlerëson se veprimet që LVV ka ndërmarrë karshi asamblistit Mujecit janë vendime që partitë e tjera as nuk i mendojnë. Lidhur me reagimet e opozitarëve ndaj këtij rasti, ai i cilësoi si “oportunistë”

Gjersa i quajti “oportunistë” opozitarët, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka reaguar pas arrestimit të asamblistit të LVV-së që u përjashtua nga strukturat partiake pas arrestimit të tij në Shqipëri, Besnik Mujeci.

Me anë të një postimi në Facebook, Rrustemi vlerëson se veprimet që LVV ka ndërmarrë karshi Mujecit janë vendime që partitë e tjera as nuk i mendojnë. Krahas kësaj, ai bën edhe një krahasim me një subjekt tjetër politik, atë të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka 205 asamblistë. Për veprimet e Besnik Mujacit me gjasë nuk kanë ditë as prindërit e tij. Po opozitarët oportunistë, siç kanë qenë edhe në pushtet, pos me qenë në ekstazë, filluan ta kritikojnë LV dhe Albin Kurtin. E megjithatë, kjo parti e këtij kryeministri, merr vendime të cilat partitë tjera as nuk guxojnë me i mendu: ajo i përjashton nga partia njerëzit që shkelin ligjin. Ama që e shkelin ligjin, jo që e trillojnë tellallët e opozitës. Adem Grabovci është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të PDK. Nga sot, Besnik Mujeci as nuk është anëtar i thjeshtë”, ka shkruar Rrustemi në Facebook.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari nga Tirana, Arsen Rusta, ka treguar detaje nga arrestimi…