Deputeti i Budestagut: Vuçiqit askush më nuk po i beson

16 gusht 2023 | 08:36

Regjimet që u shfaqën në Ballkanin Perëndimor nuk duhet të mbështeten financiarisht, tha deputeti i Bundestagut gjerman, Josip Juratoviq, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë hapash mund të ndërmerren ndaj Serbisë dhe regjimit të presidentit, Aleksandar Vuçiq.

“Unë jam i mendimit se çezmat nuk duhet të hapen në ato vende dhe në ato raste kur shkelen rregullat demokratike të lojës”, tha Juratoviq për N1.

Ai tha se Gjermania dhe Bashkimi Evropian nuk duhet të financojnë projekte dhe në këmbim të marrin regjime autokratike që nuk respektojnë lirinë e medias dhe krijojnë kriza në rajon, transmeton Telegrafi.

I pyetur nëse kjo ka të bëjë me investimet gjermane, ai tha se nuk mund të ketë ndikim tek kompanitë private, por mund të ndikojë në subvencionimet dhe projektet që Gjermania bashkëfinancon me fondet shtetërore.

I pyetur nëse Vuçiq do të bëhej një partner i pranueshëm nëse do të vendoste sanksione ndaj Rusisë, edhe nëse situata në Serbi do të mbetej e njëjtë, ai tha se roli i Serbisë në çështjet e paqes dhe stabilitetit në rajon është shumë më i rëndësishëm sesa marrëdhëniet me Federatën Ruse dhe Vuçiq “luan një rol tmerrësisht negativ”.

“Ai është përfaqësues i një vendi që askush nuk i beson më dhe kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një vendi”, tha Juratoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ÇFARË ËSHTË DITA ZERO? Dita Zero është numërimi mbrapsht kur…