Albin, a je me prokurorin a me Mujecin? Bëhu i gjallë!

16 gusht 2023 | 10:16

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për arrestimin e zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujecin, i cili është arrestuar në Shqipëri nën dyshimet për shpërndarje droge.

Haradinaj ka parashtruar një pyetje për kryeministrin Kurti, i cili është edhe lider i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Albin, a je me prokurorin a me Mujecin? Bëhu i gjallë!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Mujeci, 40-vjeçar është asamblist i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Të martën, autoritetet shqiptare kanë thënë se Mujeci është në mesin e pesë të arrestuarve, të cilët dyshohen se kanë shpërndarë drogë të llojit ekstazi në lokalet e e natës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, pasi kanë trafikuar lëndë narkotike nga Kosova në Shqipëri.

Sipas autoriteteve të Shqipërisë, vlera e drogës me të cilën janë kapur të dyshuarit shkon në 400 mijë euro.

Të arrestuarit e tjerë janë Mithat Ramadani 30 vjeç, banor i Prishtinës, si dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banorë të Tiranës.

Të dyshuarit janë kapur me një dërgesë me lëndë të dyshuar narkotike prej 11.300 tabletave ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kilogramë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
14 persona, 7 femra dhe 7 meshkuj kanë marrë lëndime…