Po bëhet transformimi i AMF-së në Topanicë
16 gusht 2023
| 10:23
Kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka vizituar AMF-në në Topanicë, ku po bëhet transformimi i objektit nga një gjendje jo e mirë në një ambient modern, të pastër dhe me kushte të nevojshme për stafin dhe pacientët.
“Shëndeti është primar, por në ambiente të tilla është e vështirë të shërohemi. Prandaj puna jonë e rradhës është në funksion të shëndetit tuaj’’, ka thënë kryetari Rahimaj.