Po shijonte lirinë nga arratia, bie në pranga i dyshuari për rastin e 18 kg drogë në Prishtinë

16 gusht 2023 | 11:58

Një operacion policor i zhvilluar në fillim të këtij viti, kishte rezultuar me sekuestrimin e mbi 18 kilogramëve substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Lidhur me rastin ishin identifikuar tre persona të dyshuar, njëri prej të cilëve ra në prangat e Policisë 7 muaj më vonë, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Selman Selmanin, 44-vjeçar, i cili u arrestua dje në fshatin Barilevë të Prishtinë.

Ndaj Selmanit kishte urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe të njëjtit tashmë i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Dy të dyshuarit tjerë janë vëllezërit Vehbi dhe Veton Krasniqi.

Kujtojmë që sipas njoftimit të Policisë më 16 janar, në lokacionin e parë gjatë realizimit të kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar:

(18 kg 300 gr.) substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.

veturë  me targa vendore.

telefon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kiara dhe Luizi janë duke shijuar pushimet së bashku, pas…