Sylvinho: Broja nuk do të grumbullohet ndaj Çekisë dhe Polonisë

16 gusht 2023 | 12:13

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka nisur punën për dy ndeshjet e muajit shtator. Sa të rëndësishme po aq e të vështira janë përballjet me Çekinë fillimisht në transfertë dhe më pas me Poloninë në “Air Albania”.

Strategu brazilian ka bërë të ditur se Armando Broja nnuk do të grumbullohet për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese në Kampionatin Evropian.

“Broja? Jemi duke marrë disa informacione për të. Si federatë shqiptare kemi komunikuar me Chelsea-n, përpara se të dërgojmë një ftesë në klub. Lajmi që kemi është se Chelsea ka një protokoll për Brojën pasi vjen nga një dëmtim i gjatë dhe nuk është e lehtë që të vijë. Unë kam folur edhe me lojtarin dhe duhet të respektojmë këtë moment mes federatës dhe Chelseat. Përgjigjja e departamentit mjekësor të Chelsea nuk është ‘e mirë’, ka një protokoll dhe sigurisht që do të duhet të vlerësohet. Grumbullimi do të jetë më 29-30 gusht, por nuk do të jetë e lehtë. Sipas meje dhe sipas londinezëve, në këtë moment, Broja nuk është në gjendje që të vijë në Kombëtare”, u shpreh Sylvinho për “Panorama Sport”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radojica Radomiroviq, bashkë me dhjetë…