![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/zeiych.jpeg)
Ziyech transferohet në Turqi
16 gusht 2023
| 13:31
Galatasaray ka siguruar një përforcim nga Chelsea. Bëhet fjalë për Hakim Ziyech, i cili karrierën do ta vazhdojë në Turqi. 30-vjeçari aktivizohet me Chelsea prej vitit 2020.
Në janarin e këtij viti ishte afër kalimi te PSG-ja, por akordi final nuk u finalizua për shkak të një problemi në komunikimin mes dy klubeve. Gjatë verës u afrua me Al Nassr në Arabinë Saudite, por transferimi nuk u realizua për një problem fizik të “xholit” ofensivë.
Galatasaray do të jetë skuadra e pestë në karrierën e Ziyech pas Chelseat, Ajaxit, Twentes dhe Hereenveenit. Me kombëtaren e Marokut, me të cilën mbërriti deri në gjysmëfinalet e Botërorit Katar 2022, Ziyech numëron 54 ndeshje dhe 20 gola.