Vasfije Krasniqi, kërkesë Osmanit e Kurtit: Të shqyrtohen rastet e refuzuara të mbijetuarave të dhunës seksuale

16 gusht 2023 | 23:10

Vasfije Krasniqi-Goodman, ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, ka treguar se Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës, ka rifilluar procesin e aplikimit për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ajo përmes një postimi në “Facebook” ka kërkuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e Këshilli Gjyqësor që të angazhohen që rastet e refuzuara të shqyrtohen.

“Personalisht kam takuar qindra viktima, shumë prej të cilave u është refuzuar paarsyeshëm statusi. Si viktimë, që kam kaluar gjithashtu nëpër një proces të mundimshëm verifikimi kërkoj nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës të angazhohen që rastet e refuzuara të shqyrtohen, dhe të mbijetuarave që me vite po presin vendimet e gjykatave t’u njihet statusi”, thuhet në adresimin e saj në “Facebook”.

Letër e hapur nga Vasfije Krasniqi-Goodman:

Komisioni Qeveritar/NJVSPDHLÇK ka rifilluar procesin e aplikimit për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Personalisht kam takuar qindra viktima, shumë prej të cilave u është refuzuar paarsyeshëm statusi. Si viktimë, që kam kaluar gjithashtu nëpër një proces të mundimshëm verifikimi kërkoj nga Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës të angazhohen që rastet e refuzuara të shqyrtohen, dhe të mbijetuarave që me vite po presin vendimet e gjykatave t’u njihet statusi. Është humbur shumë kohë dhe shumë viktima kanë vdekur në errësirën e traumës së tyre, Ju lutem mos lejoni që kjo të ndodhë edhe me të tjerat. Vjosa Osmani Albin Kurti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 18.08.2023 Punime të…