Publikohen pamje të keqtrajtimit të personave me aftësi të kufizuara në Bosnjë-Hercegovinë

17 gusht 2023 | 08:04

Katër vjet më parë u zbuluan informacione të tmerrshme për trajtimin çnjerëzor të banorëve në Institucionin Pazariq. Tani janë zbuluar pamje të reja që tregojnë se ka vazhduar dhuna ndaj personave me aftësi të kufizuara.

Në videon tronditëse të siguruar nga ekipi i Al Jazeera Balkans, shihet dhuna ndaj njërit prej banorëve. Gjegjësisht, një grua e godet djalin/të riun dhe i thotë “ta mbyllë gojën”, ndërsa ai qan nga dhimbjet.

Në një deklaratë anonime të një punonjësi të institucionit në Bosnje-Hercegovinë, theksohet se video është realizuar gjatë këtij viti dhe se të gjithë në atë institucion e dinë për dhunën që ndodh çdo ditë, por askush nuk po përpiqet të ndryshojë asgjë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi mercenar rus Wagner është regjistruar në rajonin bjellorus Mahilju…