Turistët italianë ikin pa paguar nga restoranti në Berat

17 gusht 2023 | 08:29

Një prej restoranteve të njohura në Berat ka denoncuar publikisht një grup turistësh italianë që pretendon se janë larguar pa paguar.

Restorant “Guva” ka shpërndarë disa video në rrjete sociale, ku dallohen katër turistët italianë që zbresin shkallëve dhe pasi arrijnë te dera e jashtme ia fusin vrapit.

Restoranti duket se e ka marrë me sportivitet, dhe me ironi u uron atyre pushime të mbara: “Stafi ynë i uron këtyre “zotërinjve” italianë pushime të mbara dhe me lekët e PAPAGUARA në restorantin tonë bëjnë diçka të mirë!!!”. /albeu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë publikuar pamjet e kryetarit të ashtuquajturës Kuvendi Popullor i…