Kane tregon se si Tucheli e bindi t’i bashkohet Bayernit

17 gusht 2023 | 11:19

Sulmuesi i Bayern Munchen, Harry Kane ka folur për bisedën me trajnerin e skuadrës, Thomas Tuchel parasë t’i bashkohej Bayernit.

Futbollisti 30-vjeçar iu bashkua radhëve të gjigantëve bavarez më 12 gusht. Transferimi i kushtoi klubit gjerman 100 milionë euro, pa përfshirë bonuset.

“Tuchel luajti një rol të rëndësishëm në kalimin tim këtu. Ai ndau vizionin e tij, tregoi se çfarë pret nga ekipi, cili do të jetë roli im, si duhet të dominojë Bayern në fushë. Kaluam shumë mirë”, ka thënë Kane, i cili  debutoi në skuadrën e re në ndeshjen e Superkupës së Gjermanisë kundër RB Leipzig, e cila përfundoi me humbjen 0-3.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Milot Rashica i është bashkuar…