Kurti me kryesuesin e KGjK-së diskutojnë për sistemin gjyqësor

17 gusht 2023 | 14:34

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj.

Siç njofton qeveria, temë e takimit ishin planifikimet e Këshillit Gjyqësor për efikasitetin dhe efektivitetin e sistemit gjyqësor, rezultatet e deritanishme të Gjykatës Komerciale pas funksionalizmit të saj, reformat në drejtësi dhe gjithashtu funksionimi i Gjykatës në Mitrovicën e Veriut.

“U dakorduan për intensifikimin e bashkëpunimit rreth reformës në drejtësi, si dhe çështjeve të tjera, të cilat kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit”, ka njoftuar qeveria.

Në këtë takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësministri, Blerim Sallahu, ndërkaq nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, përveç kryesuesit, e pranishme ishte edhe anëtarja e KGjK-së, Drita Rexhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesëtarja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lirjona Bajraktari, është…