Neymar: Kampionati i Arabisë Saudite po rritet, Ronaldo është pionieri

17 gusht 2023 | 15:00

Pas Cristiano Ronaldos, Benzemas dhe shumë të tjerëve, në kampionatin e Arabisë Saudite u transferuar edhe Neymar, me brazilianin që firmosi me klubin e Al-Hilal.

Pas zyrtarizimit te Al-Hilal, ishi i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain, u shpreh se kampionati arab po rritet çdo ditë e më shumë, ndërsa shtoi se Cristiano Ronaldo është pioner i gjithë kësaj çfarë po ndodh sot me futbollin.

“Jam i emocionuar për të bërë histori në Al Hilal. Jam i motivuar nga sfidat. Kur gjen një sfidë si kjo, është mirë për veten tënde. Saudi Pro Liga po zhvillohet gjithnjë e më shumë. Ata po ndryshojnë shumë, ata kanë bërë shumë afrime. Ata do të jenë shumë konkurrues, aq më tepër me këto nënshkrime. Shpresoj që klubi të mund të bëjë një fushatë të madhe. Mendoj se konkurrenca është e rëndësishme, prandaj erdha këtu. Cristiano Ronaldo ishte pionieri i gjithë kësaj, të gjithë e quanin të çmendur dhe sot ai sheh kampionatin e Arabisë Saudite duke u rritur gjithnjë e më shumë. Unë po ashtu jam këtu për ta ndihmuar kampionatin të rritet gjithnjë e më shumë”, ka thënë Neymar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora ka treguar se shpreson shumë të krijojë një…