Rrustem Aliaj: FC Suhareka fillon sfidat e reja

17 gusht 2023 | 16:27

Këtë fundjavë do të nis kampionati i ri garues në futboll, dhe në këtë valle të lojës së magjishme të futbollit do të vallëzojë edhe klubi jonë FC ”Suhareka”. Një klub i ri e një sfidë e re po nis për neve. FC “Suhareka” e hap këtë edicion të Ligës së Parë me ballafaqimin kundër KF ”Drenica” Skenderaj këtë të premte.

Jemi të vetëdijshëm se nga viti në vit, futbolli u rritë me hallet e të gjithëve duke mbajtur gjallë frymën sportive dhe shpirtin garues. Dje, me gjithë vështirësitë ditëm të punojmë e të gjallojmë. Sot, po punojmë më mirë se dje, për një të nesërme edhe më të mire se e sotmja. Tashmë, nuk garojmë veç në planin e brendshëm garues por garojmë që të shijojmë arenën ndërkombëtare dhe këtë po e bëjnë klubet tona me mjaft sukses.

Cilësia  e rritur, shtimi i shikueshmërisë, disiplina dhe korrektësia e futbollistëve në fushë, organizimi jashtëzakonisht i mire i klubeve, na bëjnë që të besojmë dhe të shpresojmë se kampionati i ri do të tejkalojë këto rritje dhe të arritura.

FC ”Suhareka” si një klub i ri, do ta respektojë në radhë të parë veten e vet, pastaj Suharekën dhe adhuruesit e shikuesit jo vetëm të tij për në gjithë Kosovën. Do ta respektoj në maksimum secilin ekip rival. Do ta respektoj FFK-në dhe organet e saj, si  një shtëpi e të gjithëve ku do të ketë rend.

Do t’i respektojë gjyqtarët, të cilat tash gjenden në një tjetër nivel dhe nga puna e tyre profesionale varen edhe rezultat tona dhe jo vetëm.

Sukseset tona do të të jenë rezultat i punës e jo rezultat i dhunës, i kurdisjeve dhe allishverisheve. Të mbretërojë korrektësia dhe fryma sportive.

Do t’i  respektojmë adhuruesit tanë dhe të ekipeve rivale- të cilët do të u japin përkrahje idhujve  të tyre, të brohorisin dhe të duartrokasin  për më të mirin e kështu i japin ngjyrën e vërtetë futbollit.

Gazetarët, që zënë një vend jashtëzakonisht të madh në pasqyrimin e punës dhe rezultateve tona  do ta kenë respektin maksimal përderisa janë në shërbim të të mirëve dhe të vërtetës, ndërkaq të padisiplinuarve ua tërheqin vërejtjen.

Dhe krejt në fund Urojmë e besojmë që Kampionati i ri i Kosovës të arsyetojë plotësisht punën e të gjithëve, me shpresa dhe dëshira të mëdha që do të gabojmë sa të më pak, por që do të angazhohemi të gjithë për dashuri dhe mirëkuptim me ura të reja bashkimi, sepse sporti është sinonim i mendjes dhe shpirtit të shëndoshë. Kështu e nderojmë vetveten. Kështu neve na do edhe bota.

Na priftë e mbara të gjithëve!

Me respekt

Rrustem Aliaj, President i FC Suhareka

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NATO nuk ka vërejtur ndonjë ndryshim te forcat bërthamore të…