Ish-zëdhënësi i KFOR-it: Lista Serbe sabotoi iniciativat për serbët e Kosovës

18 gusht 2023 | 08:27

Ish-zëdhënësi i KFOR-it, Vicenzo Grasso, ka thënë se nuk është ndonjë befasi dorëheqja e tre serbëve nga pozita që kishin si pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Sipas tij, Serbia nuk i mbështet iniciativat që kanë për qëllim integrimin e serbëve në Kosovë.

“Nuk vjen si befasi! Beogradi, përmes Listës Serbe, gjithmonë e ka sabotuar çdo iniciativë që çon në integrimin e serbëve për zhvillimin e shoqërisë paqësore shumëkombëshe në Kosovë. Ata e kanë bërë këtë gjithmonë dhe ne e kemi toleruar gjithmonë pa e kundërshtuar fort këtë sjellje”, ka thënë Grasso.

Grasso, ka reaguar në një postim në X të shefit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Barbano, ku tha se EULEX-i po i ndjek nga afër zhvillimet e fundit, të cilat i quajti shqetësuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kokëdhimbje, të vjella, marramendje e dhimbje muskujsh, janë simptomat e…