![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/podujeve-3.jpg)
Komuna e Podujevës njofton se certifikata e pronës mund të tërhiqet në E-Kiosqe
18 gusht 2023
| 12:46
Komuna e Podujevës ka njoftuar se certifikata e pronës mund të tërhiqet në E-Kiosqe dhe ajo mund të nxirret vetëm me letërnjoftim.
“Në kuadër të përmirësimit të shërbimeve administrative, nga tash e tutje qytetarët mund të bëjnë edhe tërheqjen e certifikatës së pronës në E-Kiosqet të cilat janë të vendosura në 4 lokalitete të ndryshme në Komunën e Podujevës”, ka njoftuar Komuna e Podujevës.