Rama: Në disa lagje të Prishtinës ka rënë numri i vjedhjeve

18 gusht 2023 | 14:29

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se në disa lagje të kryeqytetit ka rënë numri i vjedhjeve, në të tjera numri i tentim vrasjeve dhe vrasjeve, ndërsa në disa zona është ulur numri i rasteve të dhunës në familje.

“Këto janë disa nga lajmet pozitive që i morëm nga policia sot gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Këto të dhëna na shtynë që të punojmë edhe më shumë bashkë me policinë e institucione tjera të sigurisë e drejtësisë, që kryeqyteti jonë të jetë një vend plotësisht i sigurt për të gjithë ne. Por ndihmë të madhe mund të na ofroni ju qytetarë duke bashkëpunuar me ne”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse me pushime, Luizi dhe Kiara vazhdojnë të qëndrojnë…