Çitaku: Ministrja Hajdari sot do të duhej të fliste vetëm për dorëheqjen

18 gusht 2023 | 21:53

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se në mungesë të një shkarkimi nga kryeministri Kurti për ministren Rozeta Hajdari, kjo e fundit është dashur që në konferencën që thirri sot për media, të japë vetë dorëheqjen.

“Në mungesë të shkarkimit, dorëheqja do të duhej të ishte e vetmja gjë për të cilën flet ministrja Rozeta Hajdari sot. Puna, suksesi dhe përgjegjësia e saj u panë: kur fshehu pasurinë, kur shkeli një fëmijë me veturë, kur bleu grurë nga kompanitë e ndërtimit, por edhe në vjedhjen e rezervave shtetërore”.

Ajo tha se ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bashkë me ambasadorin Martin Berishaj e kryeshefin ekzekutiv të KEK-ut Nagip Krasniqi, janë “kompasi moral” i Qeverisë Kurti.

“Gjithsesi, Rozeta, sikur Martini e Nagipi, vazhdojnë të mbesin kompasi moral, profesional dhe institucional i kësaj Qeverie të zhveshur nga llogaridhënia dhe interesat e shtetit. Për keqardhje!”.

Për aferën e rezervave shtetërore në MINT, sot policia ka arrestuar dy zyrtarë të kësaj ministrie dhe një afarist për veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe dhënien e ndihmës në kryerjen e kësaj vepre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së…