Putini vendos ndalesë ndaj kryeprokurorit të GJNP-së

18 gusht 2023 | 22:17

Rusia ua ka ndaluar hyrjen 54 shtetasve britanikë, përfshirë edhe kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), Karim Khan.

Ky vendim i Moskës erdhi si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve që Mbretëria e Bashkuar vendosi ndaj qytetarëve rusë dhe kompanive ruse, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.

GJNP në mars ka lëshuar një urdhërarrestim për presidentin rus, Vladimir Putin, duke e akuzuar për krime lufte. Urdhërarrestimi u lëshua lidhur me dëbimin e qindra fëmijëve nga Ukraina.

Moska i mohon këto akuza.

Në listën e ndalesës për hyrje në Rusi janë edhe sekretarja shtetërore për Mbrojtje, Annabel Goldie, por edhe një sërë gazetarësh të BBC-së, Guardian dhe Daily Telegraph.

Rusia paralajmëroi se do të vazhdojë të zgjerojë listën në shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve perëndimore.

Që kur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurtin e kaluar, shtetet Perëndimore kanë vendosur një sërë sanksionesh ndaj Rusisë./REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka udhëtuar sot në Austri për…