Deputeti Haxhiu: Albin Kurti, në panik!

19 gusht 2023 | 12:23

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka theksuar se kryeministri Albin Kurti është në panik.

Sipas tij, ai është i frikësuar nga arrestimi i bashkëpuntorëve të tij dhe ka zgjedhur t’i sulmoj institucionet e zbatimit të ligjit, mediat dhe opozitën.

“Votuesit e tij të dëshpëruar me çfarë po ndhodh, nuk po mund ta besojnë që Kurti po i mbron hajnat e rezervës shtetërore, hajnat e energjisë, hajnat e barnave në shëndetësi, dhe hesht për asambleistin e tij drogagji”.

“Bastisjet dje u zhvilluan në objektin që Albin Kurti e ka vend qëndrim për takimet e tij sekrete, me lift special zbret dhe takon njerëz që veç Ridi e din më mirë për ato takime”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Tutje Haxhiu ka shkruar se: “Ridi tash në burg, prandaj Albin Kurti para se t’i sulmoj të tjerët duhet të sqarohet jo vetëm për përmbajtjen e takimit të tij me Lajqakun në lokalin “Bukë e Zemër” por për lidhjen dhe afërsinë e tij me Ridin”.

Haxhiu ka thënë se nuk ka faj as opozita as mediat, as prokuroria pse Albin Kurti i ka hajna e drogagji bashkëpuntorët e arrestuar në Kosovë e Shqipëri.

“Tash e krijonë ndonjë kauzë, në veri apo Maqedoni me ua trullosë mendjen e lehtë votuesve, ua lexon ndonjë poezi, del e thotë ndonjë frazë a thënie filizofike e mendon që populli është dele e i beson sërish rrenat e tij”, ka shkruar Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori në Klinikën Infektive, Arben Vishaj, ka bërë me dije…