Gërxhaliu: Zanatlinjtë e Kosovës promovojnë traditën shekullore dhe përmirësojnë imazhin e Kosovës.

19 gusht 2023 | 16:48

Shkruan: Safet Gërxhaliu

Duke kaluar në Pallatin e Rinis dhe Sporteve në Prishtinë e pashë një grup të turistëve të huaj që ishin ndalur tek një dyqan i vogël i përpunimit të lëkurës “Ros handmade ” ku flitej në gjuhen angleze dhe gjermane nga dy zanatlinj!. Sa e ndjeva veten krenar kur e dëgjoje atë komunikim të perfeksionuar lidhur me traditën e zanateve në Kosovë dhe shqarimet lidhur me artin e lëkurës që ata e punonin! Prodhime të shumta me vlera kombëtare dhe unike! Punë filigranike vetëm me një qekan , disa lakore metalike për të gravuar lëkuren apo për ta qëndisur atë dhe penjë e gjilpëra pa gozhda dhe metale që i jepnin vlerë artistike çdo produkti në atë dyqan!. Kishte qanta, kuleta, rrypa për mashkuj e femra, produkte të ndryshme të punuara me porosi që e hijeshonin me emrin “Made in Kosova”.

Turistet ishin të hipnotizuar me kulturën dhe artin që prezentohej nga këta zanatëinjë Kosovar. Më gëzoi fakti që turistët nuk u kthyen duar that. Ju afrova dhe i përgëzova për atë që më bënë krenar jo vetëm mua por tërë Kosovën dhe Shqipëtarin. Ishin Veton Dyla dhe Veton Jusufi dy vlerat që shkëlqyen atë ditë. Kishin jetuar në Angli dhe vende tjera jashtë Kosovës por shpirtin e artistik e kthyen në Kosovë dhe me punën e tyre mbrojnë vlerat dhe traditën tonë shekullore dhe përmirësojnë imazhin e Kosovës. Punë jo profitabile në sensin material, por pasuri shpirtërore dhe kombëtare në sensin real. Vetëm edhe dy dyqane të tilla tradicionale gjenden në Ballkanin Perëndimor dhe më e mira eshtë në Prishtinë dhe një diku në Bosne dhe Herzegovinë. Jetojm nga të huajt sepse vendoret nuk kanë interesim të madhë e në veqanti jemi të anashkaluar nga Institucionet tona!? Fuqia blerëse tek ne ka ra e për një qant punë dore nga lëkura duhen edhe me qindra orë pune! Jemi të gatshëm të prodhojm për Institucione dhe Kompani vendore suvenire dhe dhurata origjinale por kujdesi i tyre për të na ndihmuar dhe shpëtuar ketë thesar është inegzistent!.

Ne do të vazhdojmë sa kemi forca e jetë me ketë zanat por nuk garantohet egzistenca e këtyre zanateve në të ardhmen!. A thua jemi verbëruar nga politika dhe promovimi i antivlerave . Në qoftes harrohet tradita dhe vlerat e trashëguara nga të parët tonë athua do të na dënoj ardhmëria! Deri kur i huji dhe e huaja do vlerësohet dhe e jona tradita dhe arti do të shkatërrohen e harrohen. Sa më i bukur kishte me qenë sheshi Nëna Tereza kur në të dy anët e sheshit do të kishim dyqane të tilla që do ta promovonin traditën dhe kulturën e Kosovës para të huajve por edhe para vendorëve me sy të mbyllur!. Respekt të pa fund për ju dy Vetona që ma dhuruat krenarin për të qenë Kosovar në këtë kohë Kosova është e rrethuar nga re të zeza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U shpërnda me shpejtësi të dritës dje një lajm se…