Ja si duket rruga në fshatin Studime e Poshtme, ky fshat harrohet nga pushteti lokal (foto)

20 gusht 2023 | 11:07

“Fshati Studime e Poshtme që përjetoj tri masakra me afër 140 viktima në luftën e fundit, sot është i harruar nga pushteti lokal. Vitet e luftës ishin sfiduese për mbarë Kosovën por fshati Studime e Poshtme përjetoj një golgotë dhe tmerr të pa parë”, kështu shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

Ai thotë se përveç maltretimeve të shumta më 2 maj 1999 ndodhi një ndër masakrat më të mëdha në Kosovë, ku u ekzekutuan në mënyrë barbare 124 viktima nga barbarët serbë.

“Tragjedi e tillë u përsërit më 9 maj 1999 ku u pushkatuan dhe u masakruan 8 gra dhe vajza që ishin duke dërguar ushqim dhe ndihma në shtabin e UÇK-së. Dhe kjo nuk i ngopi armiqtë serbë dhe me datën 31 maj po të atij viti, u ekzekutuan familja Gërxhaliu me 13 anëtarë nga të cilët 8 fëmijë, 3 gra dhe 2 burra. Përkundër traumave të luftës shpresuam se nga pushteti kjo familje dhe ky fshat do të kenë një trajtim dhe një mbështetje të veçantë siç po e kanë disa fshatra të tjera, por ndodhi e kundërta”, thotë Gerxhaliu.

Ai shton se tragjedia më e madhe është fakti që u politizua çdo pore e shoqërisë pas luftës dhe u ndëshkuan të gjithë ata që nuk janë të mendimit të njëjtë. “Dhe fshati Studime në njëfarë forme u penalizua gjithmonë nga pushteti lokal i kohës. Derisa në fshatrat e tjera investonin në mënyrë të pakontrolluar dhe për të përfituar nga tenderët e kohës, ku ka fshatra të ‘përkatësisë politike’ të cilat kanë pasur prioritet në investime dhe në të cilat është investuar në të kaluarën dhe investohet edhe tash në mënyrë permanente. Ndërsa, fshati Studime e Poshtme u anashkalua dhe penalizua nga pushteti me qëllim apo pa qëllim që bëri, që edhe jetesa në fshatin Studime është dënim dhe mjerim në të njëjtën kohë”, ka treguar Gërxhaliu.

May be an image of road

“Se sa është anashkaluar fshati Studime nga pushteti lokal dhe sa nuk është investuar e dëshmon fakti që edhe sot nuk ka kanalizim, edhe sot kemi rrjet të dobët të energjisë elektrike, rruga e cila është dëmtuar, ka qenë bashkëfinanancim nga banorët, shkolla ekziston që nga vitet e ’80, pa qerdhe të fëmijëve, pa shtëpi të shëndetit dhe në veçanti është mungesa e murit mbrojtës të lumit të fshatit i cili në mënyrë permanente paraqet rrezik për fshataret, dhe shumë projekte të tjera”.

Gërxhaliu shton tutje se për ta kuptuar këtë mjerim të fshatit Studime, falë pakënaqësisë së banorëve, 60% kanë migruar dhe projeksionet janë që ky trend të vazhdojë.

“Shqetëson fakti që ky fshat vizitohet vetëm kur ka fushata zgjedhore në nivel lokal apo qendror ku premtimet janë të shumta, mirëpo në realitet pas zgjedhjeve rritet vetëm pakënaqësia e banorëve dhe jo e investimeve. Por për ta kuptuar të vërteten e mjerueshme të fshatin Studime mos ju besoni fjalëve të mia por besoni fotografive të bashkangjitura më poshtë dhe të bindeni se 1 fotografi flet më shumë se 1000 fjalë”, ka shkruar Gërxhaliu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Policisë së Kosovës tanimë ka humbur shpresat se…