Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik për vjedhje të pyjeve

20 gusht 2023 | 12:41

Sot, rreth 09:30 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në fshatin Dubravë, policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor të Ferizajt kanë ndaluar, e më pas kanë arrestuar personin R.I (M/K), i moshës 41-vjeçar, sepse i njëjti ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje e pyjeve” me dënim burgimi prej gjashtëdhjetë (60) ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i AKR-së, deputeti, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratës…