Ballkani e Llapi shënojnë fitore ndaj Feronikelit ‘74 dhe Dukagjinit

20 gusht 2023 | 21:34

Ballkani ka triumfuar 2-0 ndaj Feronikelit ’74 në kuadër të javës së dytë në Superligën e Kosovës.

Derisa po përfundonte pjesa e parë, skuadra nga Suhareka kaloi në epërsi me golin e Albin Berishës, ndërsa Gentrit Halili ishte asistuesi (45+1’).

Ballkani ia doli ta dyfishonte epërsinë, me Robert Rrahmanin që ishte i pafat, pasi realizoi auto-gol.

Pas javës së dytë, Ballkani ka arkëtuar gjashtë pikë, ndërsa Feronikeli ende pa asnjë.

Në xhiron e tretë, skuadra e Ilir Dajës zhvillon derbin ndaj Dritës, ndërsa Nikli do të ketë punë me Gjilanin.

Skuadra e Llapit ka arritur një fitore të madhe në ‘Zahir Pajaziti’ ndaj Dukagjinit të Klinës.

Llapi fitoi ndaj Dukagjinit me rezultatin 3:0, me golat e Blakçorit, Hysenit dhe Trimror Selimit.

Kjo është fitorja e parë e Llapit në sezonin e ri, teksa Dukagjini ka dy humbje në dy ndeshjet e para.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku, sonte…