West Ham mposhti Chelsean

20 gusht 2023 | 19:30

West Ham ka arritur një fitore spektakolare 3-1 në derbin e Londrës kundër Chelsea-t. Ndeshja nisi mjaft mirë për vendasit që shënuan me Aguerd, i cili me një goditje me kokë e dërgoi topin në rrjetë.

Chelesa u kundërpërgjigj me Chukwuemeka dhe mori barazimin në minutën e 28-të. Ndërkohë në minutën e 43’ “blutë” patën mundësinë që të kalonin në avantazh, por Enzo Fernandez nuk ia doli të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fillimin e pjesës së dytë,  “The Hammers” u rikthyen në avantazh falë një goli të shënuar nga Anonio. Aguerd la ekipin e West Ham me një lojtar më pak, por që nuk do të shfrytëzohej nga Chelsea.

Në kohën shtesë madje, Pauqeta do të shënonte golin e tretë me penallti. Pas javës së dytë të Premier League, West Ham shkon në kuotën e katër pikëve në vend të gjashtë, teksa Chelsea me një pikë renditet në vend të 14-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasditen e së dielës pritjet në pikë kalimet kufitare për…