Katër të lënduar në aksidentin mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë

20 gusht 2023 | 23:26

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, u shpreh Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Komerciale e Kosovës ka obliguar Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë…