Dy orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova

21 gusht 2023 | 08:43

Pritjet në pikat kufitare të Kosovës janë rikthyer.

Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar të Kosovës, sot pritjet më të gjata janë në dalje të Merdarit deri në dy orë, ndërsa pritjet për hyrje janë deri në pesë minuta.

Kolonat në Merdar janë deri në 500 metra në dalje.

Në Dheun e Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 40 minuta, ndërkaq hyrjet deri në pesë minuta. Kolonat në dalje deri në 200 metra.

Kurse në Muçibabë pritjet për të dalë deri në 20 minuta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duhet një talent i madh edhe për t’u zhdukur. Në…