Pamela Anderson zbulon arsyen prekëse pse nuk vendos grim

21 gusht 2023 | 13:33

Pamela Anderson ishte një nga simbolet më të mëdha të bukurisë në vitet nëntëdhjetë, por aktorja 56-vjeçare tani ka përqafuar një pamje natyrale dhe ka zbuluar arsyen prekëse pse ajo ndaloi së vendosuri grim.

Ylli i Beachwatch tregoi se e mori vendimin pasi grimerja e saj Alexis vdiq nga kanceri i gjirit.

“Ajo ishte më e mira. Dhe pas kësaj, ishte thjesht më mirë për mua të mos vendosja grim”, tha Anderson.

Më tej, ajo shtoi: “Mund të jetë çliruese dhe argëtuese dhe pak rebele”, duke theksuar se mezi pret të plaket dhe dëshiron të bëjë diçka ndryshe nga ajo që bëjnë shumica e njerëzve.

“Unë mendoj se ne të gjithë fillojmë të dukemi pak qesharak ndërsa plakemi. Qesh pak me veten kur e shoh veten në pasqyrë. Kështu që unë them, ‘Uau, kjo po më ndodh vërtet mua.’ Është një udhëtim”, përfundoi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të hënën është mbajtur shqyrtimi…