S’ka liri për Fredi Belerin, gjykata e lë sërish në burg

21 gusht 2023 | 15:40

Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës do të vazhdojë të qëndrojë në burg.

Në seancën e sotme, Beleri i ka rikërkuar Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion (GjKKO) ta zbusë masën e sigurisë nga “arrest me burg” në një masë në liri, por kjo kërkesë nuk është miratuar me argumentin se “nuk plotësohen kushtet”.

Avokati i mbrojtës i tij ka thënë  GjKKO-ja ka trgauar se nuk ka fuqi përballë pushtetarëve, duke theksuar se Beleri po qëndron në burg me urdhër politik.

“Nuk ka pasur biseda të regjistruara për blerje votash, e dimë se ku do shkoj. Edhe pse është një gjykatë e fortë, nuk është e fortë përpara pushtetarëve. Beleri ka kërkuar që të shkojë të marrë detyrën. Nga gjykata është shkruar bukur arsyetimi se ‘kërkesa rrëzohet se nuk plotësohen kushtet’”, ka thënë avokati.

Qëndrimi i Belerit në burg ia pamundëson atij betimit.

Çështje Beleri është kthyer një të temë të nxehtë diskutimi mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Athina zyrtare pak ditë më parë ka organizuar një protestë në Himarë, ku ka kërkuar lirimin e Belerit. Mirëpo, kjo ka sjellë edhe reagimin e ashpër të kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se “kombësia greke nuk jep status të veçantë” duke e konsideruar protestën si “rrezik për rindezje të nacionalizmave”.

Në fillim të muajit, SPAK-u e ka çuar për gjykim dosjen ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Në njoftim, SPAK-u ka argumentuar se nga provat e administruara gjatë hetimit, rezulton se është e provuar që Alfred Beleri i ka ofruar Arsen Ramës 50 euro për çdo person që ai do gjente dhe që do votonte për Belerin si kandidat për kryetar të Bashkisë Himarë, në zgjedhjet vendore të 14 majit. Për shërbimin që do të kryente Arsen Rama, do të shpërblehej në shumën 300 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra mijëra euro shpenzohen për pagat e dhjetëra qytetarëve serbë…