Dorëheqja e Brahimit, reagon kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës

21 gusht 2023 | 15:53

Përfaqësuesja e Kosovës në boks ka mbetur pa trajner pasi Besim Brahimi ka dhënë dorëheqje.

Këtë vendim Brahimi thotë se e mori për shkak se ka pasur ndërhyrje direkte nga kryetari i Federatës së Boksit, Enver Krasniqi në përzgjedhjen e boksierëve për garat ndërkombëtare, por edhe për shkak të mos pagesës me pagë të rregull. Ai ka thënë për “KosovaPress” ndërhyrje të tilla nuk mund t’i pranojë në punën e tij nga ana e bordit të federatës dhe se kjo ka sjellë deri në vendimin për dorëheqjen e tij.

Tutje Brahimi ka thënë se kryetari i Federatës së Boksit, Enver Krasniqi, ka caktuar edhe emrat e boksierëve që duhet të marrin pjesë në kampionate evropiane e botërore. Por, kryetari i Federatës së Boksit, Enver Krasniqi ka mohuar të ketë pasur ndërhyrje nga ana e tij në përzgjedhjen e boksierëve, derisa ka thënë se Brahimi dëshironte që vetëm boksierët e klubit të tij ta përfaqësonin Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Sa e kemi vërejtur ne është se ai kohët e fundit ka pasur dëshirë që vetëm boksierët e klubit të tij të përfaqësojnë Kosovën. Bordi ka vendosur që elektori të jetë i krejt Kosovës dhe jo i një ekipi. Duhet t’i jepet secilit boksierë nga një shanse”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa sa i përket pagës, Krasniqi ka thënë se bordi ka paraparë që trajnerët mund të paguhen ose të marrin mëditje vetëm nëse ka donatorë nga jashtë. Brahimi ka paralajmëruar se në drejtim të tij dhe të boksierëve ka ardhur një ofertë nga Maqedonia e Veriut dhe se mund të marrin vendim që të largohen nga Kosova për ta përfaqësuar këtë shtet. Sa i përket kësaj çështje, kryetari i Federatës së Boksit thotë se ky është një vendim i trajnerit dhe se mund të bëjë çfarë të dojë. Pas këtyre zhvillimeve, Krasniqi ka bërë të ditur se së shpejti Bordi i Federatës së Boksit do të mblidhet për të emëruar trajnerin e ri të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës do të vazhdojë…