Në Suharekë sekuestrohet 1 armë, i dyshuari ndalen për 48 orë

21 gusht 2023 | 16:21

Stacioni Policor në Suharekë falë bashkëpunimit me qytetar, në bazë të informatave të marra nga një video në Tik tok, më 21 gusht ka arritur të identifikojë një të dyshuar i cili kishte shtënë me armë -pistoletë në një gazmend familjar më 9 gusht.

Pas identifikim i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit i njëjti është ndalur në ndalim policor për 48 orë.

Të dyshuarit i është sekuestruar një armë Pistoletë Zoraki me një krehër të zbrazët.

Në këtë rast janë filluar hetimet për veprat penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës” dhe “Përdorimi i armës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Pep Guardiola shpreson që mesfushori portugez Bernardo Silva të…