Kadri Kryeziu: Ka raste kur arrestohen edhe kryeministrat, s’kritikohet drejtësia

21 gusht 2023 | 19:38

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë që ka pasur raste kur në Ballkan janë arrestuar edhe kryeministra.

“Ka edhe kryeministra të cilët janë arrestuar, kemi rastin në Kroaci, Sanader, kryeministri është arrestuar dhe kemi rastin në vende të tjera të cilët arrestohen ata që konsiderohen se kanë keqpërodurr detyrën zyrtare”, ka thënë ai në Info Magazinë.

“Ky është rregull në shtetet demokratike. Do të thotë, jo vetëm ministrat. Edhe në regjimin e kaluar që po thonë këta, e që është një qeverisje e kaluar, ka pasur e ende ka ministra në procedura. Për atë arsye se është konsideruar dhe ka percepsion që i kanë shkelur detyrat të cilat janë të përcaktuara me ligj dhe kushtetutë, respektivisht i kanë shkelur detyrat zyrtare në veprimtarinë e tyre”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me homologun kroat,…