Trajneri e përjashtoi nga ekipi, futbollisti me 40 shokë e familjarë e rrahin

22 gusht 2023 | 01:00

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në këtë fundjavë në Berlin, ku një trajner futbolli, është rrahur nga një turme prej 40 personash, për shkak të një futbollisti adoleshent.

Mediat gjermane raportojnë se trajneri 43-vjeçar kishte përjashtuar nga ekipi lojtarin 18-vjeçar, i cili kishte insistuar për t’u takuar me të për t’u sqaruar për këtë vendim. Në momentin kur trajneri ka mbërritur në një fushë sportive për të ndjekur një ndeshje të futbollit amator, ka gjetur atje futbollistin e tij së bashku me 40 persona të tjerë, familjarë dhe shokë, të cilët i janë vërsulur duke e rrahur në publik.

Trajneri dhe një shoqërues i tij, të dy me shtetësi armene, kanë reaguar dhe dy nga personat që i sulmuan kanë mbetur të plagosur gjithashtu. Të katërt janë çuar në spital, ndërsa kishte edhe të tjerë të plagosur pasi grupi që shoqëronte futbollistin kishte thika, shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera me të cilat sulmuan trajnerin.

Spektatorët në fushën sportive kërkuan ndërhyrjen e policisë dhe vetëm forcat e rendit vendosën qetësinë, duke arrestuar disa prej personave që morën pjesë në këtë shfaqje të pazakontë në Berlin.

PANORAMASPORT.AL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Xhevdet Smakiqi, ka theksuar se Këshilli Prokurorial i Kosovelës…