![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/Moti-696x417-1.jpg)
Moti sot, me diell dhe vranësira
22 gusht 2023
| 08:10
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të lehta.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.
Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të IKShP-së.