Serbia financon dokumentarin që synon thellimin e propagandës përmes Manastirit të Deçanit

22 gusht 2023 | 08:16

Serbia vazhdon ta ushqejë propagandën kundër Kosovës dhe ta rris sentimentin nacionalist të atyre serbëve që kanë filluar ta kuptojnë ndryshe realitetin që u prezanton regjimi atje.

Për mirëmbajtur linjën e nacionalizmit serb përmes propagandës kulturore dhe mediale, Qendra e Filmit të Serbisë ka vendosur të financojë një dokumentar kushtuar Manastirit të Deçanit.

Kjo qendër e kontrolluar dhe e financuar nga qeveria serbe, ka ndarë rreth 80 mijë euro për realizimin e dokumentarit “Çelësi i Deçanit” të regjisorit Milutin Petroviq.

Dokumentari që pritet të jetë një lloj filmi propagandistik i stilit të deritashëm që Serbia i ka lansuar, e përshkruan Manastirin e Deçanit si Notre Dame e serbëve.

Për të treguar rëndësinë e këtij projekti propagandistik, regjisori Petroviq ka zgjedhur të flas për Sputnik-un serb, dega e Sputnik-ut të Rusisë, media e ndaluar në shumicën e vendeve evropiane për shkak të përçimit të mesazhe të Putinit dhe luftës hibride në këtë pjesë kontinentit tonë.

“Ajo që është Notre Dame për francezët, është Visoki Deçani (Manastiri i Deçanit) për serbët. Visoki Deçani është zemra dhe rrënja e të gjitha gjërave për serbët, dhe pas vizitës atje, asgjë nuk është njësoj, thotë Milutin Petroviq.

“Projekti ‘Çelësi i Deçanit’ i Milutin Petroviqit është mbështetur financiarisht në konkursin e Qendrës së Filmit të Serbisë në kategorinë e bashkëfinancimit të prodhimit të filmave të metrazhit të gjatë vendor me temë kombëtare. Në sqarimin e komisionit thuhet se historia e manastirit të Deçanit në masë të madhe është histori e Serbisë. Lufta për mbijetesën e manastireve është edhe lufta e Serbisë mesjetare dhe moderne. Autori në një mënyrë të mirë e përqendron vëmendjen në dy krizat kryesore të manastirit: atë të shekullit të 18-të si rezultat i shpërnguljes së serbëve dhe atë në kontekstin e luftërave të viteve nëntëdhjetë”, shkruan Sputnik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Keni bërë një gabim që do t’u bjerë kokës, ashtu…