Muharremi, Dejona Mihalit: Këtë qasje ekonomike as Lenini nuk do ta kishte aplikuar

22 gusht 2023 | 11:10

Analisti Shenoll Muharremi i ka reaguar Dejona Mihalit, koordinatores së komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, e cila dje ka sulmuar ashpër bizneset në vend.

Ai ka bërë me dije se kjo klimë antibiznes po tentohet të krijohet nga qeveria do të dështoj.

Muharremi në “Facebook”, ka shkruar se lufta moderne nuk bëhen me Lulzimin Hetemin, kryetarin e Leposaviqit, të ngujuar në “burg”, por me ekonomi.

“Kjo mendësi antibiznes nuk do kaloj, për shkak se e rrezikon sigurinë kombëtare të Kosovës. Luftërat moderne nuk bëhen me Lulzimin e ngujuar në burg, por me ekonomi. Duhen biznese të mëdha me luftuar me shtet tjera dhe me e rritë ekonominë. Me e ndryshuar bilancin tregtar negative kronik (-50% GDP në vit) duhet biznese të mëdha”, ka shkruar Muharremi.

Sipas tij, këtë qasje ekonomike nuk do ta kishte aplikuar as Leninin po të ishte gjallë.

“Andaj, kjo qasje ekonomike që as Lenini po të ishte gjallë nuk e kishte aplikuar në kushtet e shekullit 21, nuk ka mundësi të mbijetoj. Mesiguri do të shkatërrohen ata që e promovojnë. Ata që po e sulmojnë dorën që e ushqen arkën e shtetit. Ata që po punojnë me i paguar pagat e mjekëve, mësuesve dhe policëve. Ata që po paguajnë pagën dhe koktellat në ballkonin e qeverisë. Një mendësi bizare ekonomike. Habia e botës”, ka shkruar Muahrremi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe thuhet se do të lejohet të largohet nga…