Selmanaj rendit një listë të gjatë të dështimeve nga MAShTI

22 gusht 2023 | 11:16

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka renditur një listë të gjatë të dështimeve ë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShTI).

Ai në “Facebook” ka shkruar se librat nuk janë rasti i vetëm i dështimeve nga ministria që drejtohet nga Arbërie Nagavci.

Ndër dështimet sipas tij është edhe mosndërtimi i 160 çerdheve, mos anulimi i pagesës për çerdhe, mos trajnimi i mësimdhënësve, etj.

Postimi i plotë i Selmanajt:

Librat NUK janë rasti i vetëm…

Tash kur kanë mbet edhe pak ditë deri te fillimi i vitit shkollor në Kosovë, po e bëj bilancin e dështimeve të kësaj qeverie në fushën e Arsimit e sidomos nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

❌ 160 çerdhe NUK janë ndërtuar;

❌ Pagesa për çerdhe NUK është anuluar;

❌ Shujtat falas NUK janë siguruar;

❌ Shkollat NUK janë digjitalizuar;

❌ Mësimdhënësit NUK janë trajnuar;

❌ Bibliotekat NUK janë krijuar e pasuruar;

❌ Banim i përballueshëm për mësimdhënësit NUK është garantuar;

❌ Shpërblimi i performancës NUK është realizuar;

❌ Sinkronimi mes arsimit dhe ekonomisë NUK është krijuar;

❌ Laboratorët NUK janë avansuar;

❌ Kërkimet shkencore universitare NUK janë financuar;

❌ Bashkëpunimet ndërkombëtare NUK janë thelluar;

❌ Puna praktike NUK është garantuar dhe subvencionuar;

❌ 1000 bursa për vajza NUK janë dhuruar;

❌ Planprogrami NUK është përmirësuar.

E vetmja gjë që është bërë është SHKELË Kushtetuta nga Ministrja Arbërie Nagavci.

Këto janë premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje, ASNJË nuk është realizuar, qytetari është mashtruar e realiteti vetëm sa është përkeqësuar.

Për herë të parë as librat falas NUK janë siguruar.

Vetëvendosje – padituri e instaluar,

Mashtrim i provuar,

Dështim i garantuar,

Arsim i shkatërruar,

Qeverisje e demoluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni i ri 2023-2024 në NBA do të nisë më…