Deputeti ukrainas për takimin Zelensky-Vuçiq: S’ka kompromis me parimet tona, duhet ta njohim Kosovën

22 gusht 2023 | 11:22

Deputeti ukrainas, Oleksiy Gonarchenko, ka reaguar pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka takuar në Athinë homologun serb, Aleksandër Vuçiq.

Gonarchenko ka thënë se Serbia është aleate e Rusisë dhe Ukraina nuk mund ta tërheq në anën e saj. Ai ka thënë se kjo gjë ndodh jo pse ukrainasit janë të këqij, por se popullsia e Serbisë mbështet Rusinë me një shumicë absolute.

Megjithatë, Gonarchenko ka thënë se kjo nuk nënkupton që s’duhet takuar presidentin serb. Gjithashtu , ai ka thënë se Ukraina s’duhet të bëjë kompromis me parimet e veta, dhe duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Zelensky u takua me presidentin e Serbisë. Serbia është aleate e Rusisë. Ne nuk do të mund ta tërheqim Serbinë në anën tonë. Dhe kjo nuk është për shkak se ne jemi shumë të këqij, por sepse popullsia e Serbisë mbështet Rusinë në një shumicë të pabesueshme. A duhet të takohemi atëherë? Po sigurisht. A duhet të komprometojmë parimet tona? Jo. Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Gonarchenko në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi…