Bonucci, afër kalimit te Union Berlin

22 gusht 2023 | 12:31

Leonardo Bonucci mund të transferohet te Union Berlin. Mbrojtësi italian do të largohet nga Juventusi dhe po eksploron mundësi të ndryshme.

Sipas Fabrizio Romano, ai është shumë afër firmës me klubin gjerman. Vendimi tani i takon lojtarit, klubi është absolutisht në favor të nënshkrimit të tij dhe përgjigja duhet të arrijë këtë javë.

Në Itali, për Bonucci kishte pasur interes konkret nga Lazio, i cili në fakt nuk gjeti gjuhën e përbashkët me klubin kryeqytetas. Epoka e tij me Juventusin është pranë përfundimit, pas 502 ndeshjes dhe 35 golave me fanellën bardhezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia botuese “Luarasi” ka theksuar se ministrja e Arsimit, Arbërie…